Një ish-gjyqtare e shkarkuar jo nga vettingu por nga drejtësia e vjetër, kërkon zhbërjen e vendimit pas 22 vjetësh. Ish gjykatësja e Pogradecit Majlinda Mancellari ishte përjashtuar nga ish këshilli i lartë i drejtësisë dhe sot kërkon drejtësi.
Nga nisja e vettingut, drejtësia në Shqipëri ndahet në dy kohë, drejtësia e vjetër dhe ajo e re. Por se sa vlen secila , këtë do ta tregojë padia e ngritur nga një ish gjyqtare, e shkarkuar nga detyra për shkak të vënies nën hetim gjatë kohës së ish prokurorit të përgjithshëm Arben Rakipi.
Në vitin 2001 Majlinda Mancellari u përjashtua nga Këshilli i lartë i drejtësisë, zëvendësuar më pas nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ish gjyqtarja e Pogradecit u pa e dyshimtë për një vendimmarrje në dosjen e njohur si ‘Martinelli”, një trafikant italian makinash në rajon. Mbasi ka lënë shumë kohë të rrjedhë ish gjyqtarja u shfaq në gjykatën e lartë, me një padi ku kërkoi zhbërje të vendimit të një institucioni të shkrirë që e largoi nga drejtësia.
Por dosja tregon se Gjykata e lartë e pas reformës shpalli mos kompetencën dhe ja kaloi procesin Kolegjit i Posaçëm i Apelimit, institucioni që kryen vettingut e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Menjëherë pas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë në KPA është hedhur shorti dhe është caktuar trupa gjyqësore me relatore gjyqtaren e vettingut Mimoza Tasi.
15 gjyqtarët e kolegjeve të bashkuara deklarojnë se vendimi i KLD është marrë shumë kohë përpara konstituimit të KPA. Ndërsa shton se iu bind një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që pas ndryshimeve të reformës i hoqi kompetencat për të folur mbi shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Dilema që duhet të zgjidhë institucioni i reformës në drejtësi, lidhet drejtpërdrejtë me një institucion të parareformës për një vendimmmarjet të KLD-së këtu e 22 vite më parë, që do të duhet të shprehet jo për procesin e vettingut por një procedim disiplinor që nxori nga radhët e drejtësisë një gjyqtare.
Kazusi i parë për të shkarkuarit para vettingut u mor në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese ndaj ish kryegjyqtarit, Shtjefën Lleshi. Ai u denoncua në emisionin Fiks Fare për dyshimet e aferave korruptive dhe më pas u hetua dhe shkarkua nga KLD. Tani edhe ai do të gjykohet nga gjyqtarët e vettingut.
Historia e padëgjuar/ 22 vite pas shkarkimit, ish-gjyqtarja nga Pogradeci që kërkon rikthimin në detyrë