Historia si në filma, gruaja shqiptare punëson dy vrasës me pagesë për burrin. E ‘heq qafe’ me ndihmën e vëllait

Autoritetet italiane kanë arrestuar gruan e shqiptarit Petrit Caka, si organizatoren e vrasjes së tij në dhjetor të vitit të kaluar dhe tre shqiptarë të tjerë të përfshirë në ngjarjen e rëndë, raportojnë mediat italiane.

Kunati i viktimës është në kërkim me urdhër-arresti europian si në Itali ashtu edhe në Shqipëri. Mësohet se dy shqipëtarët e tjerë të arrestuar të moshave 27 dhe 33 vjeç janë me precedentë të mëparshëm penale në Shqipëri.

49-vjeçari Petrit Caka u gjet i dhunuar për vdekje brenda banesës së tij më 13 dhjetor 2022 në Roça Priora, në Via Sassone. Sipas prokurorisë, bashkëshortja e viktimës dyshohet si organizatorja e krimit. Ajo dyshohet  se përfshiu vëllain e saj i cili “në shoqërinë e një bashkëpunëtor, arriti në aeroportin e Romës Fiumicino nga Shqipëria më 10 dhjetor 2022”. 

Më 13 dhjetor 2022, dy nga autorët inskenuan një grabitje në shtëpi, por nuk nuk ndalën këtu, pasi qëlluan me thikë dhe sende të forta Valën. pas vrasës, dy prej autorëve janë arratisur nga Italia dhe janë kthyer ën Shqipëri.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *