Qeveritë botërore kanë rënë dakord për herë të parë që të heqin lëndët djegëse fosile.
OKB publikoi draftin e marrëveshjes ditën e sotme, pas negociatave në Dubai, teksa në të citohet se vendet duhet të heqin dorë nga karburantet fosile, duke filluar nga kjo dekadë.
Nëse miratohet kjo marrëveshje, atëherë do të shënonte herën e parë në tre dekada të samiteve të klimës që kombet bien dakord për një lëvizje të përbashkët për të hequr dorë përfundimisht nga nafta, gazi dhe qymyri, produkte që aktualisht përbëjnë rreth 80% të energjisë globale.
“Është hera e parë që bota bashkohet mbi nevojën për të hequr dorë nga karburantet fosile” deklaroi Ministri i Norvegjisë për Klimën dhe Mjedisin, Espen Barth Eide.
Marrëveshja thekson nevojën për reduktime të thella, të shpejta dhe të qëndrueshme në emetimet e GHG (gazit serrë) në përputhje me mbajtjen në kontroll të 1.5C. Po ashtu përfshin:
- Trefishimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme globalisht dhe dyfishimin e normës mesatare vjetore globale të përmirësimeve të efiçencës së energjisë deri në vitin 2030.
- Hejqen e shpejtë të qymyrit.
- Përshpejtimin e përpjekjeve globale drejt sistemeve të energjisë me emetime neto zero, duke përdorur lëndë djegëse me karbon zero dhe të ulët
- Largimi nga lëndët djegëse fosile në sistemet energjetike, duke filluar nga kjo dekadë, në mënyrë që të arrihet zero neto deri në vitin 2050 në përputhje me shkencën;
- Përshpejtimi i teknologjive me emetime zero dhe të ulëta, duke përfshirë, ndër të tjera, teknologjitë e rinovueshme, bërthamore,
- Përshpejtimi dhe reduktimi i ndjeshëm i emetimeve jo-CO2, duke përfshirë, në veçanti, emetimet e metanit në nivel global deri në vitin 2030;
- Përshpejtimi i reduktimit të emetimeve nga transporti rrugor përmes një sërë rrugësh, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës dhe vendosjen e shpejtë të automjeteve me emetim zero;
- Ndalimi i subvencioneve joefikase të karburanteve fosile,