Me xhup të kuq, me kapelen ngritur dhe kokën ulur, Orjana Gremi u mor nga një oficere grua nga ambientet e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për tu dërguar në Gjykatë, atje ku u njoh edhe me masën e sigurisë “arrest me burg”. 32-vjeçarja Gremi që braktisi fëmijën e saj më 6 janar 2023, nuk ka folur asnjë fjalë në seancën gjyqësore, ndërsa në pamje shihet teksa hyn në furgonin e Policisë.
Por çfarë ndodhi sot në seancë?
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Orjana Gremin. Ndërsa avokati Bruno Pepaj e ka kërkuar ndryshimin e veprës penale nga “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” në “vrasje e të miturve”. Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjyktara, ndërsa pritet që Gremi ti nënshtrohet edhe një ekspertize psikologjike për gjendjen e saj të shëndetit mendor.
Ngjarja makabre u zbulua më 7 janar 2023, ku një foshnje vetëm 7 ditëshe u gjet e mbuluar me batanije dhe plastmase buzë lumit Kir në Shkodër. Foshnja, djalë, u lind nga Orjana Gremi më 30 dhjetor 2023 në maternitetin e Shkodrës.
Gruaja paralajmëroi mjekët dhe të afërmit se do e braktiste fëmijën pasi nuk kishte ku ta mbante. Edhe pse kolegët e punës e ndihmuan dhe kërkuan që ajo të mbante fëmijën, më 4 janar ajo ka dalë nga spitali i Shkodrës dhe mbrëmjen e 6 janarit ka ndërmarrë aktin ekstrem të braktisjes së foshnjes. Pasi ka kryer krimin ajo ka rrëfyer ngjarjen te murgeshat, të cilat njoftuan policinë. Mjekët e spitalit ku ajo lindi deklaruan se nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se ishte trajtuar me psikolog. Orjana Gremi, ishte e pamartuar dhe jetonte vetëm me dajën në fshatin Myselim në Shkodër. Identiteti i babait të foshnjes ende nuk dihet.
32-vjeçarja është lënë në moshën 1 vjeçare nga nëna e saj tek daja dhe ai e ka rritur.
Nëna e saj është larguar në Greqi ku prej 30 vitesh nuk ka kontakt me vajzën e familjen që la pas.
Ndërkohë që babai i 32 vjeçares jeton aktualisht në Fier dhe pas divorcit, ka krijuar familjen e tij dhe s’ka kontakte as me vajzën në Shkodër apo pjesën tjetër të familjes që rrit të bijën e tij.
Së fundmi e reja jetonte në shtëpinë e dajës, në fshatin Golem dhe prej 5-6 vitesh ishte e punësuar në një fasoneri.
32-vjeçarja doli të hënën para gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjyqtari Orgent Nazaj dha ndaj saj masën “arrest me burg” dhe vepra penale per te cilen akuzohet e reja eshte “vrasje ne rrethana te tjera te cilesuara”.
Policia e kishte referuar akuzen “vrasje me dashje”, por prokuroria ka kerkuar veper tjeter penale, ate te “vrasjes ne rrethana te tjera te cilesuara”. E reja rrezikon nga 25 vite burg deri ne burgim te perjetshem.
Ajo nuk ka bere asnje deklarate ne sallen e gjyqit kete te hene, por eshte shfaqur ne gjendje shume te renduar psikologjike.
Avokati është thirrur kryesisht nga gjykata pasi e reja nuk ka pasur një avokat të saj për ta mbrojtur në këtë çështje të rëndë.