Hodhi foshnjen në lumë, 32 vjeçarja nga Shkodra: “Nuk kisha mundësi ta mbaja”

Orjana Gremi, 32-vjeçarja e arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje, pasi ka braktisur foshnjën e saj 7 ditëshe që gjeti vdekjen në lumin Kir, mësohet se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, në gjendje shoku.Në deklarimin e parë pas arrestimit që ka mundur të japë për efektivët, ajo ndër të tjera ka treguar se djalin e saj të porsalindur, e ka lënë pranë lumit dhe ka ikur.

“E mbështolla me batanilje, e lashë aty dhe u largova”, mëson Panorama të ketë thënë e reja e arrestuar.

“S’kisha mundësi ta mbaja”, ka dëshmuar ajo.

E reja kishte dalë nga materniteti më 4 janar, ndërsa foshnja ka ardhur në jetë më 30 dhjetor.

Policia tha se kishte marrë informacione se mbrëmjen e të premtes, 6 janar, se një shtetase dyshohet se kishte braktisur foshnjën e saj, të seksit mashkull, të lindur më datë 30 dhjetor 2022, dhe mund ta hidhte në lumin Kir.

Pas kontrolleve të ushtruara gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, foshnja e pajetë u gjet në vendin e quajtur Postribë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *