Një 31-vjeçar në Shkodër ka humbur jetën sot dhe shkak dyshohet të jetë bërë arresti kardiak.
Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se M. G., 31 vjeç, ka humbur jetën në sy të familjarëve të tij, në banesë.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkakut të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth mesnatës, ka humbur jetën, në banesë, në prani të familjarëve të tij, shtetasi M. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 31-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes së këtij shtetasi.