Personat që shihni në fotot e mësipërme janë dy të rinjtë, Denis Çali, 33 vjeç dhe Brusild Gjyla, 26 vjeç, që humbën jetën mbrëmjen djeshme në aksidentin tragjik në fshatin Fortuzaj të Tiranës.
Ata ranë në humnerë me mjetin e tyre “Range Rover dhe Brusild Gjyla, i cili ishte pasagjer, ndërroi jetë në vend, ndërsa Denis Çali, i cili ishte drejtuesi i mjetit, u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, por nuk arritit dot t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë disa orë më vonë.
Dyshohet se të rinjtë nuk e njihnin mirë rrugën, ndërsa për shkak edhe të mungesës së ndriçimit dhe zonës së thellë, nuk e kanë parë kthesën dhe kanë rënë në humnerë.
Mësohet se Denis Çali kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, pasi ishte emigrant në shtetin përtej Adriatikut. Ndërsa 26-vjeçari Brusild Gjyla, në shtator kishte caktuar që të bënte dasmën e tij.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrhetanave të aksidentit.