Dy ditë më parë u përkujtua 50 vjetori i revoltës së Spaçit nga të burgosurit politikë në vitin 1973 kundër regjimit komunist.
Të pranishëm në këtë përkujtim, kanë qenë krerët fetarë në Shqipëri, presidenti i vendit, Bajram Begaj dhe ish-të burgosur politikë të cilët rrëfyen disa episode të trishta nga kalvari i vuajtjeve të tyre.
Por ajo që tërheq vëmendjen, është prania e Megi Pojanit që ka shkuar së bashku me babain, i cili ka qenë një ish-i burgosur, në burgun famëkeq.
Ajo ka ndarë dhe një foto nga burgu, ku shfaqet me familjen e saj. Më herët vetë Megi ka thënë se familja e saj ka qenë e persekutuar nga regjimi komunist.