I bëri frymëmarrje artificiale Hamza Licit për ta shpëtuar, kush ishte personi i tretë në ngjarjen e Shkodrës?

Në videot e fiksuara pak çaste pas ngjarjes, në këmbë shihet dhe një djalë, që ecën duke çaluar. Në fytyrë ka dëmtime në faqe dhe i ka duart me gjak. Dukshëm në gjendje shoku.

I riu ka një ngjashmëri të madhe me Ibrahim Licin. Njeriu kryesor i fisit Lici dyshohet se ka qenë personi i tretë në makinë dhe shënjestra e atentatit ka qenë pikërisht ai.

“Të krijohet ideja e përshtypja që një atentatet i tillë nuk mund bëhet ndaj personazheve që i ke pasur në Shkodër edhe ditë të tjera, por bëhet ndaj personazhit kryesor që ti ke kundërshtar”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

“Në vetvete vepra penale është kryer në atë që quhet si zhargoni, për t’i prerë krahët ose pamundësuar ndihmën nga persona të tjerë, për t’a izoluar atë që mendohet që mund të ketë qenë ose ka qenë objektivi kryesor i ngjarjes”, u shpreh Kreshnik Myftari, profesor i drejtësisë.

Dëshmitarët okular, jashtë kamerave tregojnë se ky person ka nxjerrë nga makina trupin e Hamza Licit dhe ka tentuar që t’i japë ndihmën e parë. Ata thonë se i riu ka bërë dhe frymëmarrje artificiale ndaj 23-vjeçarit për ta mbajtur në jetë. Nuk dihet nëse personazhi misterioz ishte në vendngjarje kur mbërriti policia apo ishte larguar.

“Pyetja tjetër që lind është për policinë, a ishin vetëm 2 viktima objektiv apo edhe 1 i tretë që mund të jetë larguar nga vendngjarja. Në mjetin e viktimave janë gjendur 3 armë, janë përdorur 2 armë nga 1 person apo kishte 3 persona, kemi pamje që krijojnë dyshime për ekzistencën e personave të tjerë, kemi afrim të policisë të informacioneve që në fillim ishte i paqartë”’, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

Nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit për ekzistencën e një personi të tretë në makinë dhe për largimin e dyshimeve për personazhin “misterioz” që ndodhet në vendngjarje me duart me gjak, me dëmtime të vogla në fytyrë, që ecën duke çaluar. Në rast se dyshimet nuk do të çonin tek Ibrahim Lici, ndoshta uniformat blu do ta kishin shumë të thjeshtë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *