Gjykata e Tiranës ka caktuar mesditën e kësaj të diele, masën e sigurisë ‘Arrest Shtëpie’ për 30 vjeçaren, Eglantina Isufi, e cila braktisi foshnjën e saj të porsalindur në një bodrum pallati në Yzberisht.
Në dëshminë e saj para trupës gjykuese e reja është shprehur se i dashuri e kishte braktisur, pasi kishte ngelur shtatzën.
‘Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranin pasi isha e pamartuar’, ka thënë e reja.
Ndërkohë e ëma e vajzës është shprehur në gjykatë se nuk kishte dijeni se ajo ishte shtatzënë.
‘Nuk e dija që ishte shtatzënë, se kam kuptuar pasi mbante veshur rroba të gjëra’, ka thënë para gjykatës.