Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Mal të Zi, ku tre shqiptarë janë dhunuar barbarisht nga disa serbë të Bosnjës, pasi i dëgjuan të flisnin shqip.Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, janë 3 shqiptarët e dhunuar, të cilët ditën e sotme fatmirësisht janë rikthyer nē atdhe.
Drejtori i Policisë Herceg Novi, Slobodan Djokic, ka thënë se tre shtetasit shqiptarë po udhëtonin me një mjet me targa gjermane, kur janë sulmuar nga 6 ose 7 persona pa asnjë arsye.
Fillimisht është goditur makina e tyre e më pas shtetasit shqiptarë, të cilët kanë marrë plagë të rënda në trup, siç mund të shihen dhe nga pamjet.
Nga ana e policisë malazeze u është kërkuar të bëjnë denoncim, por ata nuk kanë pranuar të kallëzojnë pa praninë e një avokati shqiptar.
“Sot me date 06.01.2023 rreth orës 14.00 ne vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Herceg Novit tre shtetas shqiptarë me një mjet me targa gjermane janë sulmuar nga një grup prej 6 ose 7 personash pa asnjë shkak, duke i goditur fillimisht makinën dhe pas daljes së dy shtetasve shqiptarë nga makina janë sulmuar fizikisht edhe këta shtetas duke ju krijuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Këta shtetas janë paraqitur në policinë lokale me Herceg Novit për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht na ana e mjekut ligjor ku janë konstatuar dëmtime të kategorizuar RRAHJE.
Nga ana e policisë malazeze ju është kërkuar të bënin denoncim por këta shtetas të frikësuar nuk kanë pranuar të bëjnë një gjë të tillë deri në ardhjen e një avokati shqiptar dhe për këtë po shkon në drejtimin tuaj po shkon një avokat nga Ulqini. Shtetasit e dëmtuar janë; Klodjan Meaj; Azem Dervishi; Doris Kopaci.
Në bashkëpunim me kolegët malazezë, kemi arritur që të kontaktojmë me shtetasit shqiptarë të dëmtuar duke ju ofruar të gjithëve asistencën që ata kanë nevojë.
Nga koleget malazezë dhe konkretisht nga Drejtori Djokic jemi informuar se janë ne hetime intensive për zbardhjen e kësaj ngjarje te rende dhe për këtë arsye janë shoqëruar disa persona. Me ardhjen e avokatit do t’ vihen për njohje disa foto për personat që mund të jenë autorë të mundshëm të kësaj vepre penale te rende. Ju falënderoj për vëmendjen Tuaj”, tha ai.
Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Šaranović, thotë se ngjarja po hetohet me intensitet.
“Djemtë janë mirë, do t’ju informoj për gjithçka.
Kolegët e mi po bëjnë gjithçka për të hetuar ngjarjen sa më shpejt të jetë e mundur. Gjëja më e rëndësishme është që djemtë janë mirë”, shkruan ai.
Mësohet autorët e dyshuar janë shoqëruar.