Reidi Balla është 24-vjeçari që porositi zjarrvënien në tarracën e një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata”.
Policia më herët njoftoi se është arrestuar autori Klizjan Bajrami. 29-vjeçari u vruzi zjarrin tarracës së një lokali me porosi të Reidi Ballës. Balla i kishte dhënë 29-vjeçarit 200 mijë lekë për të kryer këtë “punë”.
Policia në cilësinë e provës materiale sekuestroi veshje të cilat autori i zjarrvënies, ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.
Mirëpo kush është Reidi Balla:
24-vjeçarit në tetor të 2021 iu bë një atentat te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit. Ai ishte në mjetin e tij, ku një person iu afrua dhe e qëlloi me armë. Plumbi e kapi në këmbë të Ballën, i cili mbeti i plagosur nga kjo ngjajrje.
Atë kohë ai tha se nuk e kishte parë se kush e kishte qëlluar me armë zjarri, pasi ishte duke naviguar në rrjetet sociale.