Vajza që shihni në foto është stjuardesa 24-vjeçare e cila humbi jetën tragjikisht më datë 21 dhjetor në aeroportin Stansted të Londrës. Ajo është identifikuar si Greta.D dhe është shqiptare.
E ndjera dyshohet se pësoi infarkt gjatë udhëtimit me linjën AIR ALBANIA në itinerarin nga Tirana në Londër.
Sipas mediave të huaja më herët u bë me djne se e reja u shemb në tokë dhe më pas humbi jetën kur aeroplani kishte mbërritur në Aeroportin Stansted në Angli.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor, por vetëm së fundmi u bë publike.
Shërbimi i ambulancës që e dërgoi vazjën në spitalin Princess Alexandra në Harloë, por mësohet se ajo nuk arriti të shpëtojë.Një zëdhënës i policisë së Essex tha: Ne i erdhëm në ndihmë kolegëve tanë në Manchester Airports Group dhe shërbimin e ambulancës në Aeroportin Stansted pasi u thirrëm për një shqetësim për për shëndetin e dikujt.