Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë mesditën e sotme në një banesë në afërsi të shkollës Raqi Qirinxhi, në lagjen numër 18.
Mësohet se në banesën në fjalë ka rënë zjarr, e për pasojë një grua që ndodhej brenda ka tentuar të largohet dhe ka rënë nga ballkoni i katit të 4-rt.
Sipas dëshmitareve në vendngjarje gruaja ka dalë jashtë ballkonit dhe është mbajtur tek kondicioneri, por është rrëzuar.
Mësohet se ajo është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Korçës, ndërsa thuhet se ndodhej e vetme në banesë.
Aktualisht vendngjarje ndodhet policia, e cila po merret me verifikimin e ngjarjes.