Mjeku kardiolog, Sokol Bregaj, është marrë i pandehur për akuzën e “Neglizhencës mjekësore”, pasi është denoncuar nga djali i një pacienteje, e cila ndërroi jetë një vit më parë rrugës për në spital.
Prokurori i Fierit, petrit Vukaj, ka nisur hetimet pas kallëzim,it të depozituar në 7 dhjetor 2022 nga djali i viktimës, Englantin Nako.
Tashmë hetimet kanë përfunduar dhe i pandehur për këtë çështje është marë mjeku Sokol Bregaj, për akuzën e “Neglizhencës mjekësore”.
Gazetari i Ora News, Elton Qyno, shpalos kronikën e vdekjes së Areti Nakos. Neglizhenca në mjekim dhe mos shoqërimi i një paciente me personel të specializuar (kardiolog), i ka marë jetën Areti Nakos, e cila ishte paraqitur në ambjentet e spitalit me vështirësi në frymëmarje dhe dhimbje gjoksi.
Areti Nako, ka humbur jetën 1 vit më parë teksa po udhëtonte me ambulancë nga spitali i Fierit në drejtim të Tiranës, ku pritej të mjekohej në mënyrë më të specializuar.
Pas ambulancës së saj, qëndronte vajza dhe djali. Pesë minuta pasi kishte biseduar në telefon me vajzën, infermierja që e shoqëronte pacienten Areti Nako, ka njoftuar vajzën në telefon se e ëma kishte ndëruar jetë dhe duhet të bënin një kthim në spitalin e Kavajës, për të parë gjëndjen.
I biri i viktimës ka treguar në prokurori se:”…nëna ime kurohej prej 15 vitesh nga sëmundja e tensionit të lartë të gjakut. Mesa jam në dijeni ajo merrte një kokërr xarelto çcdo ditë dhe një lloj ilaçi tjetër, emri i të cilit nuk më kujtohet tani. Gjithashtu çdo 6 muaj ajo bënte kontrolle rutinë në Tiranë me kardiologun S.Qirko…”.
Por në 14 nëntor 2022 rreth orës 14:00 Nako ka bërë vizitën e fundit tek kardiologu i mësipërm dhe sipas vizitës, zemra ka qënë në kushte normale, duke rekomanduar që nëna e Englantinit të vazhdonte mjekimin që kishte.
“…një ditë më pas në datën 15 nëntor 2022 rreth orës 24:00 mamaja ime më ve në dijeni se nuk ndihej mirë, pasi kishte shtrëngim të kraharorit dhe se ndihej e lodhur. Menjëherë e shoqërojmë për në urgjencën e spitalit të Fierit.
Aty ju dha ndihma e parë nga ana e personelit të urgjencës, duke i matur tensionin i cili sipas tyre ishte normal dhe na thanë se përse e keni sjellë në spital pasi gjëndja është normale.
Ne kemi insistuar që ti bëhen ekzaminime të mëtejshme, sidomos për zemrën. Mjeku i urgjencës, i ka bërë “EKG” e zemrës ( Shiritin) nga ku u konstatua se kishim të bënim në infarkt të zemrës.
Mjeku Sokol Bregaj, menjëherë ka ndërhyrë me medikamente të cilat janë të pasqyruara në kartelë. Kjo ka zgjatur rreth 15 minuta…”-ka treguar në dëshminë e tij dhënë në prokurori djali i viktimës.
Pastaj i njëjti mjek i ka bërë një EKG dhe i ka vënë në dijeni familjarët se gjëndja e pacientes ishte rënduar më tej.
“…menjëherë e nisi për në Tiranë me ambulancë duke e shoqëruar me infermieren e spitalit dhe shoferin e ambulancës. Ne e shoqëruam nga pas me makinë, pasi nuk u lejuam të hipnim në ambulacë.
Infermierja ka marrë numrin e telefonit të motrës, për ta informuar dhe në hyrje të qytetit të Kavajës, ka telefonuar dhe motra ka folur me mamanë dhe mamaja i ka thënë që është mirë.
Pas rreth 5 minuta infermjerja na ka vënë në dijeni që mamaja ka ndërruar jetë dhe menjëherë ka kthyer ambulancën për në spitalin e Kavajës. Por mjeku atje konstaton që pacientja ka shkuar pa shenja jete…”-ka treguar i biri.
Englantin Nako, tregon se nuk ka pasur konsultë me mjekun specialist kardiolog dhe se ambulanca është nisur për në Tiranë me infermier, pa mjek shoqërues.
Nga të dhënat e administruara rezulton se, Spitali Rajonal Fier nuk ka mjek kardiolog mbas orës 16:30.
Sipas tij mjeku i urgjencës ka pasur mundësi ta dërgojë në spitalin Memorial-Fier, i cili është shumë afër spitalit Rajonal Fier. Nga të dhënat e administruara në dosje rezulton se Spitali Rajonal Fier, ka marrveshje bashkëpunimi me Spitalin Memorial, për rastet që kërkojnë shërbim kardiologjie mbas orës 16:30.