Erjon Sinani ka folur për ngjarje e rëndë, ku vëllai i tij Roland Sinani vrau kunatën Migenën dhe më pas veten.
Ngjarja ndodhi në Shkozë të Tiranës. Erjon Sinani ka rrëfyer se ishte në punë kur ndodhi ngjajra dhe se kanë qenë prindërit që i kanë çuar një mesazh dhe e kanë njoftuar për tragjedinë.
Ai madje ka treguar edhe momentin kur ka shkuar në banesë dhe ka parë bashkëshorten e pajetë dhe vëllain e tij.
Sinani ka treguar se vëllai i tij ka pasur probleme më parë, por që kohët e fundit kishte qenë mirë.
“Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma. Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë, ç’të shihja, policia gjak, vëllain të shtrirë në tokë. Gjëndja e tij ka qenë normale, ka qenë dikur në depresion por kohët e fundit ka qenë mirë”, ka thënë ai për “abc news”.