Identifikohet e reja që braktisi foshnjen e sapolindur, 29 vjeçarja nga Pogradeci e lindi në bodrumin e pallatit

Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë dhe ndalojë nënën e cila braktisi në bordrumin e pallatit në Yzberisht foshnjën e saj.

Burime për mediat bëjnë me dije se 29-vjeçarja e identifikuar si Eglantina Isufi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Tiranës. E reja vetë ka lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët në Tiranë”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të mërkure, ku efektivët e Komisariatit nr 6 në kryeqytet, pas telefonatës së një qytetari arritën të gjejnë në bordumin e pallatit në Yzberisht foshnjën e braktisur. Më herët u tha se foshnja lindi në divanin e bodrumit aty ku dhe më pas u braktis nga nëna e saj. Fatkeqësisht foshnja ndodhet në intubim në maternitetin “Koço Gliozheni” në gjendje të rëndë për jetën.

Relacioni i plotë:

Foshnja me Nr.123, i seksit mashkull, Nr. kartele 238, me peshë 3580 g, u paraqit në Repartin e Terapisë Intensive Neonatale të Maternitetit “Koço Gliozheni”, i shoqëruar me policin e shërbimit dhe infermieren, në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar, pa shenja jete.

Referohet i gjetur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit në gjendje të rëndë, i zhveshur, kordoni umbelikal i pa klampuar, mbuluar me hemorragji profuze, me shenja jete (sipas infermieres).

Në momentin e ardhjes në reanimacion bebi i mbuluar me gjak e baltë, konstatohet hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Pa shenja jete, pa respiracione, pa tone kardiake, klampohet kordoni umbelikal.

U reanimua intesivisht, intubohet, masazh kardiak, izolohet linja periferike ku aplikohen medikamente për reanimim. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta. U bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë. Me fenomene hemorragjike nga pulmonet, dhe vendet e manipulimit. U porosit mase eritrocitare, plazëm e freskët e ngrirë.
Mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

Lidhur me gjithë këtë ngjarje në vijim pritet njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *