Një i ftuar i pazakontë ka “gjetur” rrugën mbrëmjen e kësaj të premte në panelin e emisionit “Më lërë të flas”, dora vetë Ilir Shaqiri. Djemtë, njëri finalist dhe tjetri fituesi i Big Brother VIP, kanë qenë konkurrent të fuqishëm duke e ndarë jo vetëm Shtëpinë por edhe gjithë shqiptarët në dy kampe: #teamDonaldi ose DonDon dhe #teamIliri, sezonin e shkuar.
Në përfundim të rrugëtimit, binjakët Veshaj erdhën me emisionin e tyre në TopChannel, “Më lërë të flas”, një program ku “folën” të gjithë konkurrentët e BBV1 përveç Ilirit.
Kjo u pa nga publiku si një krisje e marrëdhënieve mes aktorit dhe balerinit, mirëpo a është vërtet kështu? I ftuar në puntatën e parë të sezonit të ri të “Më lërë të flas”, Ilir Shaqiri – duke mos fshehur simpatinë e tij për Romeon – ka rrëfyer “arsyen” pse nuk pranoi ftesën e çunave për të shkuar në emision.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Nuk na përfille fare që një vit dhe më në fund vendose të vish në emision. Pse nuk erdhe sezonin e shkuar?
Ilir Shaqiri: Mendoj që gjërat duhen pjekur dhe doja t’ju dëgjoja. Me Donaldin njihem ndërsa me Romeon jo.
Si u takua Iliri dhe Donaldi pas një super finale si ajo e “Big Brother VIP 1”?
Ne jemi dashur, pavarësisht të gjithë asaj që quhej lojë me plot kuptimin e fjalës. Ajo që unë mora nga ajo shtëpi ishte përqafimi në natën e finales, me atë unë u largova nga gjithë ajo shtëpi. Kaloi një vit dhe ja ku jemi.
Donaldi: Për të gjithë publikun Iliri ka një simpati për Romeon, jo mua.
Iliri: Po është më i bukur ai?
Romeo: Publiku kush mendoni se është më i bukur, unë apo Donaldi?
(*publiku e pret me ovacione përgjigjen e Ilirit)
Donaldi: Dhe të mendosh që i paguar të thonë Donaldi.
Donaldi e pyeti Ilirin se a ka pasur një moment dobësie kundrejt tij, gjatë kohës që kanë qenë në shtëpi, si konkurrentë.
“Për mua kjo është një lloj abstraktizmi, karakterial që un e konsideroj off-side, jashtë loje sepse nuk mund të të shaj natën dhe të qesh ditën”, tha Iliri duke iu referuar banorëve të këtij edicioni.
“Çdo gjë ishte në normat e njerëzillëkut, kurse kjo lloj sjellje që shoh me banorë kanë aty me njëri-tjetrin nuk është reale dhe e pranuar për mua”, shtoi ai.
“Ofendimet tona ishin perandor, legjendë. Çun i shtrembët të kam thënë”, tha ish- banori.
Romeo: A mendon se këtë vit produksioni do jetë i drejtë dhe do ia japë atij që do e meritojë?
Iliri: Kjo është pyete 100 mijë euroshe. Padiskutim që po.