– Durim Toska është emëruar drejtori më i ri i burgut në Pogradec. Sot është dhënë urdhri për emërimin e drejtorit të ri në Pojskë të Pogradecit, i cili në këtë pozicion është caktuar Toska.
Ky i fundit ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit. Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e policisë së shtetit.
Pritet që të bëhet në ditët në vijim prezantimi i drejtorit të ri.