Bashkëshorti i 27-vjeçares e cila pak ditë më parë tentoi të hidhej nga lumi Buna bashkë me 4 fëmijët e mitur, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ajet Isufi është shprehur se nuk e di se përse gruaja e tij ka marrë këtë akt, teksa ka hedhur poshtë akuzat që ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Ai është shprehur se prindërit e 27-vjeçares hedhin akuza të pabaza, teksa kërkoi që të zbardhet e vërteta.
Po ashtu ai për “Shkodra Blog”, ka treguar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore, por që gruaja e kishte falur dhe se ishin kthyer bashkë për hir të katër fëmijëve.
Po ashtu, Isufi tha se gruaja ishte kthyer në shtëpie e prindërve, deri sa të gjente një shtëpi dhe do të jetonin bashkë dhe se marrëdhënia me ishte rregulluar.
“S’ka shans unë ta kem dhunuar. Të mi sjellin faktet mua, ta gjejnë armën se ku e kam. Ai është vjehrri im. Të zbardhen sa më shpejt gjërat. Akti ka ndodhur në familjen Bajrami, ai e ka mërzitur vajzën dhe e ka çuar drejt vdekjes me katër engjëjt e mi.
Ne nuk kemi pasur proces divorci. Unë kam pasur kontakt me një grua tjetër, por nuk kam qenë ndarë. Gruaja e dinte, e kemi falur njëri-tjetrin për hir të katër fëmijëve.
Kishte një javë që kishte ikur. Tha do iki ke babi dhe nëna deri sa të ktheheshim Shkodër. Kam pasur probleme me familjen se s’kanë dashur të më shohin me këtë femër që jam.
Edhe në Tiranë, aty u mashtrua nga një shoqe. I thash ik te nëna te baba sa të gjejmë shtëpinë. Kaq ka qenë muhabeti. Kur ka ikur mua s’më ka thënë asgjë. Vetëm nga shoqja kur iku ishte e mërzitur, se ajo i kishte thënë që fëmijët më kanë prishem mobiliet më kanë zhargavitur murin dhe më ke 600 euro borxh.
E kam shkëputur marrëdhënie me atë tjetrën. I kam thënë jam me gruan. Pretendojnë që kam një fëmijë me atë tjetrën, por do bëhet testi ADN. Edhe me qenë i imi do e çoj në jetimore”, ka thënë ai ndër të tjera.