Ish kryebashkiaku i Mallakastrës: Një femër më kërcënoi, shpërndau foto të miat të modifikuara…

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj pretendon se është shantazhuar nga një femër, në këmbim të 4000 eurove.

Sipas tij, vajza në fjalë u ka nisur foto dhe video të tij, të modifikuara, miqve dhe njerëzve të njohur.

Ai shprehet se “ato imazhe janë të sajuara dhe nuk ka asgjë të vërtetë”, duke shtuar se ka mesazhe kërcënuese në telefon.

“Kam bisedën me kërcënime e shantazhime”, shkruan Agron Kapllanaj, teksa u shpreh se imazhet u shpërndanë për shkak se refuzoi të paguajë.

“E mbyll me një ndjesë për secilin që i kanë ardhur ato imazhe me foton time”, shprehet ai, ndërsa deklaroi se sapo të kthehet në Shqipëri, do të bëjë kallëzim.

Në një intervistë, kryebashkiaku tha se dyshon se pas shantazhit fshihet një femër dhe se ndihet i indinjuar nga veprime të tilla, të cilat i ka konsideruar të ulta nga njerëz të papërgjegjshëm që tentojnë t’i prishin imazhin.

“I kam thëne që nuk është kjo rruga për të kërkuar para dhe nëse do më kishte kërkuar ndihmë të sinqertë për të ndihmuar motrën e sëmure siç pretendonte, nuk do ia kisha kursyer mbështetjen financiare”, tha ai.

Postimi i plotë:

Pershendetje miq të mi! Gjate nates dikush me ka nisur nje foto apo video te modifikuar ku shfaqet imazhi im!

Personi qe me nisi keto foto me ka shantazhuar se nese nuk i paguaja nje shume te caktuar paresh do i shperndante keto foto te miqt e mi, dhe mesa duket e ka bere nje gje te tille sepse une refuzova te paguaj! Une kam te ruajtur te gjithe biseden me kercenime dhe shantazhimet e tij dhe sapo te kthehem ne Shqiperi ( sepse ndodhem jashte vendit per momentin) do t’i referoj te gjitha prane organeve ligjzbatuese per te bere dhe kallzim.

Ju garantoj se ato imazhe jane te sajuara dhe nuk ka asgje te vertet.

E mbyll me nje ndjes per secilin qe i kane ardhur ato imazhe me foton time! Ju uroj nje dite te mbare!

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *