Ish-kryeministri Fatos Nano i nënshtrohet operacionit në trake

Prej 9 ditësh i intubuar, ish-kryeministri Fatos Nano vazhdon të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Sipas “Gazeta Si”, mjekët e tij kanë treguar se i kanë bërë një ndërhyrje kirurgjikale në trake duke i vendosur një tub plastik, që po e ndihmon në furnizimin me oksigjen. E sipas të njëjtave burime, gjendja e tij shëndetësore nuk duket e mirë, por që nga shtrimi i tij është përkeqësuar. 

Të enjten e 24 gushtit 2023, Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Deri më tani të gjitha informacionet janë bërë me dije nga mjekët, ndërsa familja ende është “frenuar” nga daljet publike.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *