Një ngjarje e trishtë ka kapluar familjen e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj pasi bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.
Ka qenë vetë Lleshaj që ka ndarë lajmin e hidhur përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan: “Të dashur miq,
Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.
Nderimet e fundit do të kryhen pranë Shtëpisë së Funeraleve ALBA 2000 në rrugën e Durrësit në Tiranë, duke filluar nga ora 11:00 e datës 03. 02. 2025.
Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025.
Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta!”.