“Ishte e nxirë nga fytyra dhe mezi merrte frymë”- Komshia rrëfen si u grabit e moshuara në Korçë

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me grabitjen e të moshuarës në fshatin Pirg në Maliq, ku persona të maskuar e kanë dhunuar dhe i kanë grabitur asaj 10 mijë euro.

Komshia e Luljeta Hoxhës, Erjona Bakollari ka treguar momentet e para pas grabitjes dhe atë se çfarë i tha e moshuara menjëherë pas ngjarjes.

Sipas saj, para se të futeshin në banesë autorët kishin fikur dritat dhe më pas i hynë në dhomë duke i mbyllur gojën.

Ajo tregon se Luljeta aktualisht ndodhet në spital, pasi nga dhuna e ushtruar ka edhe plagë.

“Kur na lajmëroi ne ishte e nxirë nga fytyra me zor merrte frymë.

Na trokiti në kuzhinë, ne dolëm se thamë çfarë ka ndodhur dhe kur dalim jashtë ishte në gjendje shumë të rëndë na tha lajmëroni policinë dhe ambulancën se nga goditja që kishte marrë ishte në gjendje shumë të rëndë.

Pastaj erdhi policia, e dërguam në spital. Kur na ka lajmëruar ne ka qenë ora rreth 2 e 30 e natës.

Më erdhën tha, ishin hedhur nga avllia a diçka e tillë, ulën dritat, unë e dija se ikën dritat vetëm kur shkatërrohet dera jashtë e ballkonit dhe hyjnë brenda me dritë në dorë dhe mu hodh direkt, tha më zuri gojën.

Nuk na tha ndonjë gjë vetëm tha na kanë marrë lekë diçka e tillë.

Ajo jeton vetë, kur sëmuret ka një mbesë që kujdeset për të është në Pogradec, ne na lajmëron, për ndonjë gjë të vogël, për të marrë pensionin ose ilaçet. Bashkëshorti i ka vdekur ka 2 vite.

Ishte shumë e rënduar, tani ndodhet në spital dhe është një çik më ndryshe por prape ka dhimbje. Ka shembje nga brenda”, tha Erjona Bakollari.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *