Ishte në katin e 14 tërmeti shembi pallatin, si mbijetoi mrekullisht 12 vjeçari në Turqi

Nga Hamdi Goekbulut, BILD

Ai është i shtrirë në krevatin e spitalit, pa familjen, por me shpresë dhe frikë për më të dashurit e tij. Coskun Karatasoglu, 12 vjeç dhe familja e tij ranë nga një lartësi prej 40 metrash bashkë me rrënojat e pallatit 14-katësh në Adana.

“Mbaj mend dritat që pulsonin, dyert hapeshin dhe mbylleshin. Nëna ime hapi derën që të shpëtonim. Më pas ramë dhe humba ndjenjat,” tregon nxënësi.

Gjatë natës duke u gdhirë e hëna, toka u trondit në Turqi dhe Siri. Por vetëm kur doli mëngjesi, u bënë të qarta pasojat e katastrofës: mijëra shtëpi të shembura si kulla lodër, duke varrosur mijëra njerëz. Deri më tani thuhet se të paktën 5 mijë persona nuk i kanë mbijetuar tërmetit dhe 240 pasgoditjeve. Por shifrat rriten me shpejtësi çdo minutë.


Mbijetesa e tij është një mrekulli: shtëpia e tyre u rrëzua mbi një banesë tjetër ngjitur. “Unë rashë në një ballkon të katit të dytë të shtëpisë ngjitur dhe shpëtova nga rrënojat”.

Vëllezërit dhe motra e tij kanë shpëtuar, por janë akoma në rrezik për jetën në dhomën e emergjencës. Motra, Firdevi 16-vjeçar është lënduar rëndë nga disa pjesë metalike dhe nuk dihet nëse do ecë ndonjëherë. Edhe nëna Oeznur u shpëtua gjithashtu. Ajo u nxor nga rrënojat nga xhaxhai, Uemit Yuecel.

Deri më tani nuk ka asnjë shenjë jete nga babai i Coskun, Bekiri 45-vjeçar. Por Coskun nuk e di ende këtë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *