Ishte në terren për të gjetur parcelat me kanabis, polici në Korçë rrëzohet dhe vret keq kokën

Punonjësi i Policisë së Korçës, Artion Ropi, rreth 55 vjeç, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë është rrëzuar në tokë, duke pësuar fraktura në kokë.

Bëhet me dije se polici 55 vjeçar ka shfaqur probleme gjatë ushtrimit të detyrës dhe menjëherë u transpotrtua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas pritet të dërgohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Korçë/Informacion paraprak:

Rreth orës 13:00, në fshatin Voskop, Korçë, punonjësit të Komisariatit të Policisë Korçë, shtetasit A. R., të planizuar për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kohës që kryente shërbimin, i janë shfaqur probleme shëndetësore dhe për pasojë, është rrëzuar në rrugë dhe ka pësuar frakturë në kokë.

Aktualisht, punonjësi i Policisë ndodhet në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve dhe më pas do të transportohet në Tiranë, për mjekim të specializuar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *