Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit mëngjesin e sotëm. Një makinë raportohet se është përplasur me pjesën e pasme të kamionit. Si pasojë e aksidentit ka pasur vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Vendi në të cilin ka ndodhur përplasja, është kthyer në një aks tepër problematik në të cilin janë regjistruar aksidente të shumta ndër vite.