Dy këngëtarët Lind Islami dhe Venera Lumani njoftuan rreth dy javë më parë se do të bëhen prindër së shpejti.
Komentet pozitive dhe urimet kanë qenë pa limit për çiftin shumë të pëlqyer, mirëpo ka edhe nga ata që edhe në postime të tilla, nuk ngurrojnë të shprehin gjithë pakënaqësitë e tyre duke shpalosur fjalorin urryes.
Ka qenë Venera e cila ka postuar në story komentin e një zonje, e cila shkruan: “Je parë në pasqyrë moj debile, si doktori i luleve, të rroftë zëri ty”.
Këngëtarja i është përgjigjur me sportivitet, duke shkruar se shija, mendësia dhe vizioni janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, ndërsa shprehet se asnjëherë nuk e dimë çfarë fshihet pas një njeriu të indinjuar që shprehet kështu pas ekranit të telefonit. “Mendoj se ata kanë më shumë nevojë për dashuri se ne”, shkruan Venera, e cila padashje ka zbuluar edhe gjininë e bebit.
“E vetmja gjë që më le pa gjumë këto kohë janë goditjet e “dritës time” në bark, e ka nëna boksier”, thotë këngëtarja duke zbuluar kështu se është në pritje të një djali.