Aktori i famshëm i Hollywood-it, Johnny Depp, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes në Festivalin e Filmit në Kanë, e shkak ishte performanca e tij në “Jeanne du Barry” që i bëri njerëzit të flisnin.
Por Depp nuk ka tërhequr vëmendjen vetëm me performancën e tij, por edhe me look-un. Fotot e aktorit kontrovers duke ecur në tapetin e kuq të martën pushtuan shpejt internetin, ku fansat u fokusuan tek dhëmbët e tij të prishur.
“Dhëmbët e Johnny Depp fjalë për fjalë po kalben. Pse duhet të shoh fotografi nga afër të dhëmbëve të Johnny Depp kundër dëshirës sime? Johnny Depp duket sikur i ka lyer dhëmbët me bojë të zezë”, shkruajnë disa përdorues të rrjeteve sociale.
“Pasi pashë dhëmbët e Johnny Depp në këto foto, mu prishi humorin”, kanë qenë disa nga komentet e fansave të aktorit.
Por pavarësisht këtyre komenteve, aktori i famshëm pati sukses me performancën e tij në “Jeanne du Barry”.
Pas premierës së dramës së tij biografike franceze, aktori mori një ovacion prej shtatë minutash. Depp mezi mbajti lotët ndërsa të pranishmit shpërthyen në brohoritje për performancën e tij si Mbreti Louis XV.
Megjithatë jo të gjithë ishin aq të kënaqur me praninë e Depp në festivalin francez. Gazetarja Eve Barloë, protestoi për pjesëmarrjen e tij në festival, duke thënë se organizatorët po mbështesin përdhunuesit dhe abuzuesit.