Ajo është një ndër avokatet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, sidomos që prej kur ka filluar emisioni “Shihemi në gjyq”. Eni Çobani së fundmi në një intervistë ka treguar se është mashtruar dhe zhgënjyer nga njeriu që i besonte më së shumti në punë, asistenti i saj.
Sipas avokates, ky person ju merrte qytetarëve shuma të mëdha parash në emër të saj, për hallet e tyre. Ajo shton më tej se asistenti nuk u përball në asnjë moment me të por ajo e ka çuar çështjen në gjykatë.
“Do flas për një moment që shumë njerëz e dinë, ata me të cilët unë bashkëpunoj patjetër që po, por edhe njerëz të tjerë. Fakti që së fundmi më ka çuar në një shpërthim shumë të fortë ka qenë pabesia e një personi që unë e mbaja shumë afër, e konsiderova si të familjes të themi dhe pastaj u përballa më një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe me një pabesi, jo të thjeshtë, por një pabesi e cila më çoi deri te ajo për të cilën themi si është e mundur që një njeri, të cilin e mban kaq afër, i beson kaq shumë, i jep gjithçka që mundesh ti, në kuptimin profesional, për ta bërë atë një njeri më të mirë seç është dhe pastaj merr, një goditje që realisht të trondit dhe të bie me këmbë në tokë dhe thua “si është e mundur”. Më kujtohet gjithmonë ajo fjala që “dëmin më të madh ta bën tundi”. Më vjen shumë keq që e provova në kurriz. Kisha pësuar gjëra të vogla, por kjo kishte një përmasë njëçik më të madhe, kështu që më tronditi.Asistenti që punonte në zyrën time. Ai bëri një pabesi të jashtëzakonshme, një zhgënjim të madh sepse u mor me një gjë të cilën e kishte jashtë kompetencave të tij dhe bëri një dëm ekonomik kundrejt qytetarëve, të konsiderueshëm. Po i merrte lekë dhe kjo më ka vrarë shumë. edhe tani që flas e përjetoj. Dola jashtë vetes, asnjëherë me të sepse ai u zhduk. Ai nuk e pati fuqinë që të më dilte përballë. Ai është tani në një gjykim, patjetër. Ka filluar gjykimi ndaj tij. Jemi në gjykatën e shkallës së parë.Tavani në kokë realisht, rreth një muaji e gjysmë, ndoshta e them sot për herë të parë, nuk kam dalë nga zyra, kam fjetur në zyrë, kaq rëndë e mora sepse nuk e besoja kurrë, që një njeri vërtet mund të marri te njeriu që punon, por jo te qytetarët. Te qytetarët pastaj është një element ku ti shkon tej asaj për të cilën vërtet e bën gjestin apo veprimin. Pra dëmin që ti do të shkaktosh e ke pasur më të madh ndaj saj edhe kundrejt njeriut që të ka punësuar. Një njeri mund të marri vërtet, por jo te qytetarët. Kam qenë njeri shumë i hapur me të. në çdo moment mua më ka pasur aty edhe për halle apo problematika. Nuk ka pasur nevojë të bëj veprime të tilla. Kjo Aldo nuk ishte dëm vetëm kundrejt qytetarëve, por ishte kundrejt Enit personalisht. Por falë Zotit, sikurse ka njerëz të mirë qytetarët mirëkuptuan gjithçka. Por ai ka qenë një moment shumë i vështirë i cili akoma nuk ka kaluar”, tha Eni Çobani.