Kamala Harris ka pranuar humbjen me dinjitet. Zv.presidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pranuar zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve presidenciale dhe ka telefonuar kundërshtarin e saj në këtë garë, Donald Trump.
Burime nga ekipi elektoral i Harris kanë raportuar për CNN se Harris ka telefonuar presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e ka uruar për fitoren e tij.“Harris ka telefonuar presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Ajo diskutoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët”, mësohet t’i ketë thënë Harris-Trump gjatë bisedës telefonike e cilat zgjati vetëm 1 minutë.
Harris foli në orën 16:00 (22:00 me orën shqiptare) në Universitetin Howard, universiteti nga i cili u diplomua dhe të cilin e kishte zgjedhur për festën e natës së zgjedhjeve.
Pas rezultateve të para të martën mbrëma, kur u mbyllën qendrat e votimit, Harris kishte shmangur daljen në publik , edhe pse rezultatet e vendosën Trumpin në rrugën e fitores.Vetë Trump doli pas mesnatës të së martës (mëngjes të së mërkurës në Shqipëri) për të shpallur veten fitues.
Duke folur nga Universiteti Howard, ku po planifikonte festën e fitores, Harris tha se pavarësisht zhgënjimit dhe mërzisë që ndjejnë duhet të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, pasi ajo e ka bërë një gjë të tillë, madje telefonoi dhe presidentin e ardhshëm Donald Trump dhe i uroi atij fitoren.“Faleminderit, faleminderit. Më lini të them që zemra ime është plot sot, zemra ime është plot me falenderime për besimin që ju patët te unë, për dashurinë për vendin tonë. Rezultati nuk ishte ai që ne donim, jo për atë që ne luftuam por më lejoni t’ju them se drita e Amerikës do të shkëlqejë gjithmonë.Ne nuk do të heqim dorë dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Familja ime e dashur, Joe Biden faleminderit për besimin falenderoj edhe stafin tim. Ju falenderoj të gjithëve. Tani unë e di që ndjenjat janë të përziera, ju kuptoj po ne duhet të pranojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Telefonova Donald Trump dhe e urova. Ne do ta ndihmojmë atë me një tranzicion të qetë dhe paqësor të pushtetit.”, tha Harris, duke theksuar ndër të tjera se pavarësisht humbjes së saj kundër Trump, ajo nuk do të ndalë luftën e saj për çështjet për të cilat ka bërë fushatën.