I ftuar në “S’e luan topi” në Top Channel , aktori i Portokallisë, Aleks Seitaj ka zbuluar të reja nga jeta e tij dhe momentin më të vështirë kur e nxorën me tumor.
“Kur ishte kaosi i Coronavirus, unë po kisha një temperaturë të lartë dhe me zor gjeta një vend ku të vizitohesha në atë momente.
Prandaj kur më bënin këto testet, dhe nga grafia doli diçka që nuk shkonte, pastaj nga grafia shkuam te skaneri, dhe aty më thanë që dyshojmë për tumor. Në atë moment e pashë vdekjen afër, deri në atë pikë mendoja që isha i pathyeshëm, thoja asgjë s’më hedh mua në tokë, por aty e pashë vdekjen afër, dhe ishte e frikshme.
Dhe pas 2 javësh lekë të shpenzuara pa fund, analiza, e skanerë etj, aty më vjen lajmi që: hejj, jo, nuk ke tumor. Gjatë asaj jave nuk kam fjetur fare, diçka brenda meje u thye dhe fillova të kem atake paniku e ankth. Ishin momente kur mendoja që tani do kaloj atak e do vdes. Kam frikë nga vdekja por nuk kam frikë të jetoj,” tha Seitaj.