Modelja Kejvina Kthella ka kujtuar një aksident që ka kryer në një kohë kur ishte person në kërkim. Ajo ishte bashkë me shoqet e saj kur goditi nga pas një makinë pasi po ecte me shpejtësi. Në rrëfimin para banorëve të BB VIP, e krahason veten me pilotin Schumacher.
Ndër të tjera Kthella tregon se ishte bashkë me shoqet e saj por teksa po priste që të vinte policia, u acarua me gruan që ndodhej në makinën tjetër dhe u largua nga vendi i ngjarjes.“Unë kam ikur nga vendi ngjarjes njëherë, e di që është gabim, kërkoj shumë falje, isha person në kërkim për ca kohë. Se e dini mua kur më kap adrenalina, nuk ndaloj dot. Isha në makinë me dy shoqe , kot s’kisha punë fare, isha aty te dalja e Farkës, po bëja si Schumacher, rruga ishte ngushtë, makina ime është edhe madhe dhe e mori para këtë makinën e vogël, tip Fiati. Këta ishin çift ishin nisur dhe për spital të shkretët. Ky burri ishte i mirë, po ajo gruaja moo, si gratë. Edhe prit ne të vinte dikush, nuk po vinte. Ika unë pastaj , për Vlorë me shoqet, hëngrëm një darkë”, tha Kthjella.