Tashmë prej kohësh goditja e këngëtarëve në skenë teksa performojë është kthyer në trend.
Pas, Bebe Rexhës, Ava Max, Cardi B edhe Mc Kresha është përballur me një situatë të tillë, të cilën ndryshe nga reperja amerikane e cila iu kundërpërgjigj fansit që e sulmoi, reperi shqiptar ka zgjedhur qe të largohet.
Mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në një club në Drenas, bashkë me mikun e tij Lyrical Son, Mc Kresha është goditur me një çakmak.Menjëherë reperi ka kërkuar ndalimin e muzikës dhe ka vendosur që të largohet nga skena.“Nëse mendoni që kemi ardh për të kënduar me lek, kemi ardh pa lekë për të kënduar. Faleminderit”, dëgjohet të thotë Kresha i nevrikosur.