Personi në foto është Faik Stojna, 61-vjeçari i cili ka pasur lidhje intime me Marjeta Karajn, e i cili ka ndihmuar për zbardhjen e vrasjes së, 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda.
‘Tvklan’ raporton se Stojna ka patur lidhje intime por dhe marrëdhënie pune me Marjeta Karajn, e cila urdhëroi djegien e Mendu Kurt-Dedës në vitin 2017, krim që u krye nga djali i saj Besmir Karaj dhe shoku i tij Gazmir Ngota.
Vetë ata i kishin treguar për krimin që kishin kryer. Faik Stojna 61 vjeç, me origjinë nga Librazhdi dhe banues në Tiranë, vendosi t’i rrëfente në policinë e kryeqytetit, duke kërkuar dhe ndihmë për veten pasi mpleksja me organizatoren tashmë mund t’i rrezikonte jetën dhe atij.
Faik Stojna në mënyrë të përmbledhur ka deklaruar se në vitin 2014 është njohur me Merjeta Karaj me të cilën ka krijuar një lidhje intime e cila ka qenë e punësuar si sekretare e një OJF-je me kryetar të ndjerin Menduh Kurt-Deda.
Sipas deklaruesit Faik, midis Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Dedës, ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës. Më pas, për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve Marjeta Karaj ka përfshirë djalin e saj Besmirin, i cili në bashkëpunim me një shokun e tij në muajin Maj 2017 e kanë marrë dhe hipur shtetasin Menduh Kurt-Deda në automjetin e markës Ford Focus me ngjyrë jeshile në posedim nga shtetasi Faik Stojna dhe përdorim nga Besmir Karaj, dhe e kanë transportuar në drejtim të vendit të quajtur Kodër Shupal.
Sipas deklaruesit Faik Stojna, këto fakte ai i ka mësuar disa kohë më pas nga shtetasi Besmir Karaj, si dhe mamaja e tij, Marjeta Karaj, me të cilën fillimisht ka patur lidhje intime, ndërsa më pas ka patur mosmarrëveshje lidhur me një borxh ndërmjet tyre.