Kërcënoi me thikë gruan dhe fëmijën e mitur, arrestohet 57-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale duke arrestuar një 57-vjeçar i cili kërcënoi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur.

Në kuadër të operacionit të koduar Reagimi u vu në pranga shtetasi Bashkim Baçi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur, pas një konflikti për motive të dobëta, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje”, bëri me dije policia përmes një njoftimi për mediat.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës thikë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *