Gjendet i vetëvarur një 44 vjeçar. Burime bëjnë me dije se 44-vjeçari kërkohej prej 25 ditësh, pasi jetonte në fshatin Pirg të Maliqit.
Ai ishte me origjinë nga Mokrra e Pogradecit dhe ka kryer aktin e rëndë të vetëvarjes në banesë në fshatin e origjinës. Sipas informacioneve nuk ka patur probleme të shëndetit mendor, ndërsa kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen.
Policia e Pogradecit shkoi drejt vendit të ngjarjes, për të pyetur dëshmitarë, ndërsa trupi do të ccohet në morg për kqyrjen.
Bluve iu deshën orë të shkonin në vendngjarje pasi Senishti është një fshat i largët dhe duheshin të paktën 4 orë që shërbimet të mbërrinin aty dhe të nisnin hetimet.