“Kështu ma dha truri”, ja çfarë deklaroi në polici 34 vjeçari që ngujoi gruan në shtëpi duke e survejuar me kamera

Personi që shihni në foto është Asqeri Mandri, babai i katër fëmijëve, i cili ra në prangat e policisë ditën e sotme pasi kishte “ngujuar” bashkëshorten në shtëpi dhe ushtronte dhunë ndaj saj.

Mësohet se ky shtetas kishte vetëm 6 muaj që ishte kthyer nga Gjermania. Sapo kishte ardhur në Shqipëri 34-vjeçari kishte vendosur kamera në të gjitha ambientet e banesës së tij në “Kodër Institut”.  Në çdo dhomë kishte vendosur nga 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë.

Ne foto: Asqeri Mandri
Ne foto: Asqeri Mandri

Bëhet me dije se ky shtetas nuk punonte dhe së fundmi kishte tentuar të ndalonte dhe bashkëshorten e tij që të ishte në marrëdhënie pune. Ajo nuk kishte shkuar në punë për 2 javë, pasi 34-vjeçari ishte xheloz. Në deklaratën e tij para uniformave blu Mandri është shprehur se monitoronte bashkëshorten se “kështu ma dha truri”.  Ndërsa, bashkëshortja e tij ka thënë para hetuesve se pas kthimit nga Gjermania 34-vjeçari kishte shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe se përgjatë gjithë kohës e akuzonte për tradhti.

Ne foto: Asqeri Mandri
Ne foto: Asqeri Mandri

Pre e dhunës së vazhdueshme të Mandrit nuk ka rënë vetëm bashkëshortja e tij, por edhe 4 fëmijët e çiftit. Denoncimin në polici mësohet se e ka bërë vetë e reja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *