Këta janë 4 ish banorët që me votat e publikut u rikthyen sot në lojën e Big Brother

Spektakli i sotëm ka nisur me shumë surpriza dhe lajme të papritura për të gjithë. Vetëm pak më parë Arbana dha njoftimin që i ka habitur të gjithë. Vëllai i Madh ka marrë vendimin që sonte do të bëhen pjesë e shtëpisë së “BBV2” 4 nga ish-banorët e këtij edicioni të dytë dhe vetëm pak më parë është hapur televotimi ku publiku votoi 4 të preferuarit e tyre. \

4 më të votuarit ishin: Efi, Kiara, Bledi Mane dhe Ronaldo, të renditur sipas votave.

Ish-banorët janë njoftuar më përpara për këtë vendim dhe shumë prej tyre kanë pranuar ndërsa banorët brenda shtëpisë ende nuk kanë asnjë informacion për këtë. Rregullat kryesorë për 4 banorët që do të futen sonte në shtëpi janë:

1. Nëse njëri prej tyre do të arrijë të jetë fituesi, çmimi për ta do të jetë 50 mijë euro.

2. Nëse njëri prej tyre do të arrijë të jetë një prej finalistëve do të fitojnë 10 mijë euro.

3. Nëse njëri prej tyre do të japë informacione nga jashtë do të përjashtohet menjëherë pa asnjë paralajmërim.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *