Pas gati tre javësh nga dhuna barbare, avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga koma.
Lajmin e mirë e ka konfirmuar motra e avokatit, Ida Mëngjesi, e cila në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se vëllai i saj është zgjaur dhe se së shpejti pritet rikuperimi i gjendjes së tij. Teksa ka falenderuar të gjithë ata që i kanë mbështetur dhe shkruajtur gjatë kësaj kohe, ajo shton se për vetë familjen, ditët e vështira në spital janë dukur sa një muaj.
“Ne emrin e vellait tim te shtrenjte. Ne emer te prinderve te mi heronj. Ne emer te Anxheles se dashur dhe engjejve tane te bekuar, dhe me gjithe qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra cdo njerin prej jush, te njohur e te panjour qe e mbuluat Sokolin me nje mburoje te papershkruar dashurie njerezore, derisa syte e tij te zgjuar u zgjuan nga kjo enderr e keqe.
Zoti ka menyrat e tij per te na provuar egzistencen e gjithefuqishme, nepermjet mrekullive qe ben here pas here me njerezit dhe ai do e ngreje Sokolin ne kembe!
Ne keto dite te kobshme qe kane zgjatur si muaj kemi mesuar se asgje nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurise njerezore qe u derdh mbi te dhe mbi ne ne nje menyre te papershkruar me fjale!
Drita e qirinjve te ndezur ne te kater anet e botes, drita e cdo lutjeje te peshperitur nga buzet e drdhura dhe drita e miresise qofte me ju cdo cast dhe mbreterofte e mira ne jeten dhe ne shpirtin tuaj! E mira nuk humbet!”, shkruan motra e avokatit Sokol Mëngjesi.
Avokati Mëngjesi u dhunua në datën 29 maj pasi la djalin e tij në kopsht nga katër persona.
Dritan Nano, që dyshohet si organizator i sulmit dhe një tjetër nga dhunuesit e vetëdorëzuar u lanë një ditë më parë në burg nga gjykata.
Ata përballen me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të avokatit Sokol Mëngjesi. Në kërkim mbeten Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku.
Pas disa ditësh në intubim në spitalin e Traumës, familja e avokatit vendosi ta niset drejt Athinës për kurim, pas dëmtimeve të mëdha që mori në kokë.