Ajo çfarë dimë të sigurt deri më tani, është se moderatoren Kiara Tito, do ta shohim në emisionin veror “Kepi i Tundimeve”. Më herët u bë me dije se Kiara do të jetë prezantuesja e këtij sezoni, ndërkohë së fundmi janë bërë me dije dhe emërat të cilët do të marrin pjesë në këtë format.
“Kryefjala” zbulon se ky edicion i “Kepit” do të vijë me personazhe VIP, ku të pranishëm do të jenë një pjesë e mirë e banorëve të Big Brother Vip1 dhe Vip2.
Mësohet se në vilën e “Kepit të Tundimeve” do të jenë Jori Delli, Ronaldo Sharka, MEvlan Shaba me parteren e tij, ndërsa opinioniste do të jetë Monika Lubonja. Madje, madje thuhet se emisioni do të xhirohet në Turqi. Derisa këto lajmë të konfirmohen nga vetë organizatorët mbeten veçse thashetheme korridori.