Prej orëve të para të ditës së sotme, vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, shtrëngata dhe bubullima. Në disa qytete lumenjtë e dalë nga shtrati kanë shkaktuar përmbytje ndërsa në zonën e Thethit disa turistë kanë mbetur të bllokuar në bujtina për shkak se rruga është bërë e pakalueshme si pasojë e reshjeve të dendura.
Pronari i bujtinës, Ylli Proçka kërkoi ndihmë për ndërhyrje me fadromë për të bërë të mundur hapjen e rrugës.
“Situata është shumë e rëndë. Turistët janë bllokuar. Drita s’ka, as internet. Duam një mjet, një fadromë që t’i nxjerrim. Ata kanë ardhur që dje në bujtinë. Te Kisha janë goxha bujtina, janë izoluar disa makina. Ata nuk kanë ku shkojnë.
Një makinë ka mbetur e bllokuar te përroi. Kemi njoftuar autoritetet, por askush s’ka ardhur për ndihmë. Të na kishte ndihmuar ndonjë me një fadromë. Çdo minutë është dhe më e keqe. Turistët janë shqiptarë.”, tha pronari i bujtinës