Në ditëlindjen e tij, Leoni ka marrë dhuratën më të veçantë në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ish-paartnerja nga Gjermania me të cilën ka një vajzë 5 vjeçe, Alesian, ka ardhur posaçërisht për të në “E diela shqiptare” në Tv Klan. Marrëdhëniet e tyre janë shkëputur kur vajza ishte dy vjeçe dhe tani Leoni nuk mund të shkelë për 5 vjet në Gjermani.
Atje ai ka lënë Alesian, me të cilën komunikimet nuk janë aq të shpeshta, por i mungojnë fort njëri-tjetrit. Katerina dëshiron që t’i japin një mundësi të re marrëdhënies së tyre pasi ajo është e bindur se Leoni është njeriu i jetës së saj.
Katerina: Unë gëzohem shumë që ke ardhur, zemra ime rreh akoma për ty! Ndoshta dhe për vajzën tonë mund të bëjmë diçka akoma më të mirë. Disa gjëra duhet t’ia lëmë të shkuarës. Nëse shohim përpara, do ta kuptojmë nëse do funksionojë. Njëra dorë lan tjetrën…
Leon: Dhe të dyja lajnë surratin, po.
Katerina: Ti më mungon dhe kjo është e qartë.
Ardit Gjebrea: Të mungon apo jo?
Leon: Patjetër.
Këtë herë është Leoni ai që shkon drejt anës tjetër të murit për të takuar nënën e vajzës së tij dhe të bijën, të cilën ka 3 vjet pa e përqafuar. Pasi puth me mall të voglën e tij, i dhuron një puthje Katerinës. Kjo pjesë e rubrikës u mbyll me shumë lot, emocione, një këngë ditëlindjeje dhe shprehjen e dëshirave teksa Leoni i fryu qirinjve në krah të njerëzve të tij më të dashur.