Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer detaje mbi ngjarjen e rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës.
Ajo ka treguar se Kolë Manaj, i cili u vetëvra, pasi mendoi se kishte vrarë Anila Prendushi Ndoka, kishte hequr dorë nga Amerika, për të qëndruar me partneren e tij në Shqipëri.
E ftuar në emisionin “Open”, gazetarja pretendon se kjo ishte një ngjarje që nuk mund të parandalohej, pasi problemi qëndron te mentaliteti.
“Kolë Manaj kishte gjysëm e famijes në Amerikë, por e kishte braktisur Amerikën për të qëndruar me Anilën. Në dukej ata dukeshin një çift normal, që nuk kishin probleme. Sipas informacioneve që kam, ata nuk kishin probleme ekonomike.Por refuzimi nga një grua, ka bërë që ai të ndërmarrë veprimin ekstrem.
Është shqetësuese humbja e jetës dhe trauma që u është shkaktuar fëmijëve, të cilët kanë përjetuar ndarjen e prindërve dhe tani këtë tragjedi. Është më shumë një problem social, sesa i policisë. Meshkujt shqiptarë nuk dinë të pranojnë refuzimin,” tha Klodiana Lala.