Shqipëria është zyrtarisht pjesë e Europianit 2024 në Gjermani.
Ishte Cikalleshi ai shënoi në portën kundërshtare në minutën e 25’ me një penallti.
Deri në minutën e 88’ të ndeshjes Shqipëria ishte në avantazh, por pas një harkimi në zonë, Baboglo shënoi golin e barazimit 1-1.
2.5 minuta shtesë nuk ndryshuan asgjë në rezultatin përfundimtar.
Edhe pse barazim, Shqipëria siguroi vendin e saj në Europian, ndërsa ka dhe një ndeshje më Ishujt Faroe, rezultati i së cilës do të shërbejë vetëm për statistikë dhe për të ruajtur kreun e grupit. Aktualisht kombëtarja jonë ka grumbulluar 14 pikë dhe është në krye të grupit E.