Konfirmohet: E reja nga Palestina u masakrua nga i ati, ja ku po fshihet 49-vjeçari

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen që tronditi kryeqytetin një javë më parë, ku u gjet e vrarë në një apartament një 24-vjeçare palestineze.

Burime për media konfirmojnë se Policisë së Tiranës i kanë mbërritur dokumente nga Interpoli që konfirmojnë se 49-vjeçari Fadi Alwan dhe 24-vjeçarja Rayyan Alban janë babë e bijë.

Interpol ka dërguar të dhëna në lidhje me përbërjen e familjes së tyre, pasi janë thelbësore sipas hetuesve për të zbuluar motivin që çoi në vrasjen e 24-vjeçares palestineze në Tiranë.

Sa i përket 49-vjeçarit i cili pasi kreu aktin makabër duke vrarë vajzën e tij, u arratis fillimisht në Holandë, ndërsa Interpol njofton se është duke ndjekur gjurmët e 49-vjeçarit Fadi Alwan, i cili dyshohet se fshihet në Liban.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave ka rezultuar se gjithë komunikimet ne aeroport apo tek shtëpia që kanë marrë me qira I kryente vetëm i ati pasi 24-vjeçarja nuk fliste fare.

Policia kishte dyshime se dy palestinezët kishin përdorur dokumente false, por deri më tani nuk ka rezultuar një gjë e tillë. Ndërsa ekspertiza për vdekjen e palestinezes ende nuk ka përfunduar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. 

Ryyan dhe Fadi Alwan udhëtuan drejt shtetit shqiptar më datë 19 shkurt, referuar kamerave të sigurisë së aeroportit të Rinasit si dhe sistemit TIMS. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur më 22 shkurt, 6 ditë përpara zbulimit të ngjarjes nga autoritetet.

Ata kanë marrë me qira në një godinë 3-katëshe në Tiranë në rrugën “Gjon Muzaka”, apartament i cili ishte rezervuar paraprakisht në distancë nga një numër gjerman, i cili është telefonuar nga policia dhe është vërtetuar që nuk i përket Fadi Alwan.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *