Konfliktet e marrëdhënies së Luana Vjollcës që çuan në ndarje pas tetë vitesh, me biznesmenin nga Kosova

Luana Vjollca i është rikthyer muzikës. Pas disa vitesh mungesë me produksione muzikore, artistja ka lançuar hitin e saj, “Atë natë”, një bashkëpunim me Lumi B. Menjëherë kënga ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Në videoklip, Luana shpalosi edhe njëherë format bombastike që ka, duke konfirmuar kështu edhe rikthimin në muzikës. Një këngë për ndarjen, për fundin, për një histori që është mbyllur në valixhen e harresës është kënga e saj, që duket se këtë herë është e bazuar në një histori të vërtetë. Duket se artistja i ka dhënë fund njëherë e mirë lidhjes së saj me biznesmenin Krenar Çoçaj.

Konfliktet e marrëdhënies së Luana Vjollcës që cuan

Një histori e trazuar dashurie që është jetuar larg vëmendjes së publikut për shumë vite, tashmë ka mbërritur në fund. Pas gati 8 vitesh kanë qenë së bashku, ku shpesh është përfolur edhe për martesë, çifti i kanë dhënë fund njëherë e mirë, duke zgjedhur që të jetojnë jetën e tyre të ndarë. Në fakt, që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën.

Por duket se gjërat ishin stabilizuar me kalimin e kohës, ndërsa në verën e 2017-ës mediat shkruan se Luana dhe Krenari po përgatiteshin për ceremoninë e tyre të dasmës. Por siç mësohet nga burime pranë çiftit, prej disa ditësh moderatorja nga Tirana dhe menaxheri i VIP-ave dhe biznesmeni nga Kosova nuk kanë asnjë kontakt mes tyre.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *