Një vajzë 20-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin San Raffaele në Milano, pas dhjetë ditësh në koma, për shkak të shokut anafilaktik. Vajza kishte kishte ngrënë një tiramisu vegane, e cila dyshohet se përmban gjurmë qumështi, të cilat nuk tregohen në etiketë, ndaj të cilit vajza kishte qenë alergjike që në lindje. Produkti i quajtur ‘Tiramisun’ është tërhequr nga tregu nga Ministria e Shëndetësisë për shkak të “rrezikut të pranisë së alergeneve”. Prokurori Luca Gaglio ka hapur një dosje ndaj personave të panjohur për vrasje nga pakujdesia dhe ka urdhëruar autopsinë e trupit të viktimës. Hetuesit po hetojnë të gjithë përbërësit që janë konsumuar mbrëmjen e 26 janarit nga e reja së bashku me të dashurin e saj.
Më 26 janar, e reja kishte shkuar për darkë në një restorant në Milano me të dashurin e saj, ku tashmë kishte qenë disa herë dhe ishte specializuar në ushqimet vegane. Atë mbrëmje ajo porositi për herë të parë një tiramisu vegane dhe direkt pasi e hëngri u sëmur dhe kaloi në shok anafilaktik.
Çfarë është alergjia ushqimore dhe shoku anafilaktik? Ky është një reagim negativ ndaj ushqimit ose lëndëve ushqyese i shkaktuar nga mekanizmi imunologjik; Shoku anafilaktik manifestohet me simptoma në rritje: kalon nga rënia e menjëhershme e presionit të gjakut dhe takikardia për të kaluar më pas në urtikari të gjeneralizuar dhe një seri të tërë reagimesh në sistemin e frymëmarrjes që arrijnë në pikën e kolapsit dhe në rastet më të rënda çojnë në vdekjen e personit.