Hedhja ndër vite e rasatit të koranit në Liqenin e Ohrit nga drejtoria e peshkimit në Pogradec, ka bërë që kjo specie të dalë nga lisita e specieve në zhdukje, siç ishte 5 vite më parë.
Natyrisht përveç hedhjes së rasatit, është disiplinuar dhe peshkimi, duke regjistruar gjithë peshkatarët të cilët janë orientuar për mënyrën e peshkimit.
Por puna e bërë nga pala shqiptare duket se nuk mjafton, pasi të dhënat flasin se autoritet maqedonase, jo vetëm që nuk hedhin rasat, por realizojnë edhe peshkim të papërshtashëm.
Drejtoria e peshkimit në Pogradec ka planifikuar që vitin e radhës të fillojë edhe hedhja e rasatit të Krapit, proces i cili nuk bëhet prej më shumë se 5 vitesh.