Korçë, 16 vjeçarja largohet nga shtëpia, i vëllai e denoncon të humbur

Zhdukja e një vajze të mitur 16 vjeç ka ngritur në këmbë policinë e qytetit juglindor të Korçës.

Ka qenë vëllai i të miturës ai që mbrëmjen e kaluar ka bërë kallëzimin në polici se motra e tij është larguar nga banesa pa lënë gjurmë.

Policia pasi ka marrë kallëzimin ka nisur hetimet dhe po punon për gjetjen e të miturës nga fshati Bregas. 

“Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi S. H., 22 vjeç, banues në fshatin Bregas, se më datë 02.03.2025, është larguar nga banesa, motra e tij, 16 vjeçe. Po punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje”, njofton policia

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *